Futboll
Nyon: Hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve
Në Nyon të Zvicrës sot është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve. Si rrjedhojë, 16 skuadra të mbetura në garë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Skuadrat që kanë fituar grupet janë: Bayern Munich, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona.
Nga vendet e dyta janë kualifikuar skuadrat si Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG, RB Leipzig dhe Porto.
Ndër ndeshjet kryesore konsiderohen të jenë Inter – Atletico Madrid dhe Porto – Arsenal.
Manchester City do të përballet me danezët e Copenhagen, derisa Real Madridi përballet me RB Leipzig. Barcelona do të përballet me Napolin në këtë fazë, derisa Bayern Munich do të ketë ndeshet me Lazion.
Sfida të tjera përfshijnë PSV Eindhoven – Borussia Dortmund dhe PSG – Real Sociedad.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













