Futboll
FIFA raporton për shpenzime enorme të klubeve për agjentët e futbollit
Shpenzimet totale për komisionet e agjentëve të klubeve arritën nivele të paprecedenta në vitin 2023, me një shpenzim total prej 888,1 milionë dollarësh krahasuar me 623,2 milionë dollarë vitin e kaluar, sipas raportit të përvitshëm të FIFA-s mbi agjentët e futbollit në transferimet ndërkombëtare (Football Agents in International Transfers Report).
Kjo përfaqëson një rritje prej 42,5% krahasuar me nivelin e shpenzimeve në vitin 2022 dhe tejkalon me më shumë se një të tretën rekordin e mëparshëm të vitit 2019 (654,7 milionë dollarë).
Përqindja më e madhe e të gjithë agjentëve të klubeve ishin të punësuar në klubet europiane, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të luanit (86,6%) të shpenzimeve globale për agjentët e klubeve.
Në të njëjtën mënyrë klubet europiane angazhuan 86,6% të të gjithë agjentëve në klubet që blenë lojtarë dhe 82,6% të të gjithë agjentëve në klubet që shitën lojtarë.
Këtë vit, klubet saudite shpenzuan shuma të çmendura, thuajse 1 miliard dollarë në merkaton e transferimeve për të tërhequr lojtarët më të mirë nga Europa dhe kishin shpenzimet e dyta më të larta për përfshirjen e agjentëve të klubit, me 86 milionë dollarë.
Shuma më e madhe e komisioneve për shërbimet e agjentëve u pagua nga klubet angleze, duke arritur në 280 milionë dollarë në total.
Numri i transferimeve ndërkombëtare me një agjent që vepron për llogari të lojtarit arriti një nivel rekord në vitin 2023, me një total prej 3.353 transferimesh.
Kjo korrespondon me 15,4% të të gjitha transferimeve dhe përfaqëson një rritje me 8,4% krahasuar me vitin 2022.
Për herë të parë në histori, klubet e futbollit për femra shpenzuan më shumë se 1 milion dollarë për shërbimet e agjentëve të klubeve, me një shpenzim total pak më të ulët se 1.4 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












