Lajme
Shpërthim me granatë dore në Veri
Orët e para të së dielës në Veri të Mitrovicës është dëgjuar një shpërthim.
Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.
Sipas tij, rasti ka ndodhur në rrugën “Perandori Dushan”, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaret e një shtëpie.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugën “Perandori Dushan” në Mitrovicë të veriut. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokurorin ka hapur rastin “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













