Kosova
Abdixhiku në krye të LDK-së, zgjedhet në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar
Në Kuvendin e 10-të zgjedbor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash dhe pa kundërkandidat, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i kësaj partie për ta udhëhequr atë në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, transmeton albinfo.ch.
Në fjalimin para delegatëve, Abdixhiku theksoi se anëtarët e këtij subjekti janë ndjekës të presidentit historik dhe themeltarit, Ibrahim Rugova.
“Kjo festë është edhe më madhështore sepse në vete përmban pjesëmarrjen e 35 mijë anëtarëve tanë në proceset zgjedhore të partisë. Ky nivel i masivizimit demokratik është shenjë jo vetëm e një vitaliteti partiak, por edhe shenjë e një thirrjeje, e një kushtrimi të anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh. Këtë pritje duhet ta ushtrojmë siç dimë ne si të djathtë, patriotë, mbi të gjitha si ndjekës të arkitektit të Republikës, atit themeltar të Kosovës, presidentit historik doktor, Ibrahim Rugova”, ka thënë Abdixhiku.
Paraprakisht kandidaturën për kryetar të kësaj partie e kishte bërë publike edhe ish-deputeti Faton Bislimit mirëpo të njejtit nuk iu ejohet që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Bislimi nuk arriti t’i futet garës duke qenë se nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe kjo i pamundësohej me statut të partisë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













