Kosova
Kosova sonte ndaj Zvicrës, pa Rashicën Muriçin e Krasniqin
Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme kundër Zvicrës
Pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, stafi i ekipit Kombëtar të Kosovës njofton opinionin dhe tifozët se për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip, tre lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Pas një pune të kujdesshme mjekësore, fatkeqësisht ka rezultuar që futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muriç nuk do të jenë në gjendje të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Primozh Gliha në këtë sfidë të rëndësishme.
Milot Rashica është lënduar në fund të stërvitjes së djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet kualifikuese kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ndërsa Ermal Krasniqi, i cili u lëndua disa ditë më herët, përkundër përkushtimit maksimal të tij dhe stafit mjekësor nuk është në gjendje për të luajtur në ndeshjen e sotme, por po bëhet përpjekje për ta riaftësuar për lojë për sfidën e ardhshme me Bjellorusinë.
Ndërkohë, portieri Arijanet Muriç po përballet me një gjendje gripale, e cila ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të përfshihet as në stërvitjen e fundit dhe si rrjedhojë do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme.
Përkundër këtyre mungesave të mëdha, në kampin e Dardanëve ekziston një motiv i lartë për paraqitje dinjitoze në ‘St. Jakob-Park’.
Le ta mbështesim Kombëtaren dhe të shpresojmë në rezultat pozitiv.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













