Futboll
Sonte përballja mes Zvicrës dhe Kosovës në Bazel
Atmosfera pritet të jetë e mrekullueshme në Bazel të Zvicrës
Në një atmosferë të bukur sportive pritet të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës sonte në Bazel.
Takimi zhvillohet nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, shkruan albinfo.ch.
Tashmë Nati janë nën presion dhe u duhet fitorja për t’u kualifikuar në Evropian, derisa Dardanët kanë më pak gjasa, pasi duhet të fitojnë dy ndeshjet, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, si dhe të shpresojnë që Rumania të mposhtë Zvicrën.
Një numër i madh i tifozëve shqiptarë kanë siguruar biletën dhe do t’i rivalizojnë zviceranët në tribuna.
“Për mua është ndeshje speciale, pasi kam lindur dhe jam rritur këtu. Nuk do ta harroj gjatë tërë jetës sime pasi do të kem shumë familjarë në tribuna. Nuk do të jetë një situatë e tillë vetëm për mua, por edhe për shumë bashkëlojtarë. Me padurim presim ndeshjen, pasi në stadium do të kemi përkrahje të madhe dhe shpresoj që me një paraqitje të mirë do ta gëzojmë popullin kosovar dhe të gjithë ata në stadium me një fitore”, ka theksuar futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj. Te Kosova do të mungojnë Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova.
Kjo sfidë është interesante, pasi te Zvicra ka disa futbollistë nga Kosova, kurse te Kosova, ka disa lojtarë që kanë lindur në Zvicër apo kanë luajtur në Zvicër.
“Është një lojë shumë e veçantë për mua. Të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazosh rekordin e Heinz Hermann, e bën atë edhe më të veçantë për mua. Por prioriteti i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian”, ka thënë Xherdan Shaqiri.
Zvicra dhe Rumania kanë nga 16 pikë, Izraeli 12 e Kosova 10.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












