Lajme
SVP dëshiron të kufizojë qasjen e migrantëve në kujdesin shëndetësor
Presidenti i partisë “SVP”, Marco Chiesa, mbështeti idenë e një “skeme të lehtë sigurimi shëndetësor” për emigrantët përpara delegatëve të partisë të mbledhur në kantonin Thurgau të shtunën, teksa bëri thirrje për t’u dhënë fund kërkesave për azil në Zvicër dhe për kontrolle kufitare.
Sipas tij, kërkesat për azil duhet të përpunohen vetëm në zonat e tranzitit jashtë Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Ai dënoi mungesën e sigurisë në Chiasso, në kantonin e tij të lindjes, për të cilin tha se ishte i lidhur me “kaosin e azilit”.
“Marrëveshjet e Dublinit duhet të zbatohen jo vetëm në letër, por edhe në terren. Pothuajse të gjitha problemet që po hasim sot në vendin tonë janë për shkak të emigracionit të tepruar”, u shpreh ai, përcjell swissinfo.
Përballë rritjes së primeve të sigurimeve shëndetësore, ai propozon krijimin e një “skeme të lehtë sigurimesh shëndetësore” për azilkërkuesit dhe personat të cilëve nuk u është sqaruar e drejta e qëndrimit.
“Qasja e emigrantëve në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor duhet të kufizohet”, tha ai.
Presidenti i Partisë Popullore ngriti gjithashtu mundësinë e futjes së shumave të përgjithshme të emigracionit për të mbuluar kostot.
“Në turizëm, ne dimë për taksat turistike. Të vendosim ‘taksë turistike’ për emigrantët”, tha ai.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











