Kosova
Forumi i Paqes në Paris: A do të takohen Kurti dhe Vuçiqi?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po qëndrojnë në Paris, ku sot po fillon Forumi i Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit, edicioni i gjashtë dyditor i Forumit të Paqes në Paris, me emrin “Kërkimi i bazës së përbashkët në një botë rivaliteti”, i kushtohet sfidave të sotme dhe kërkimit të përgjigjeve efektive.
E konfirmuar është se si Kurti, ashtu edhe Vuçiç do të kenë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve evropiane në margjinat e samiti, të cilat do të jenë sërish një mundësi për t’u thënë atyre se duhet të ndërmarrin hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmbushjes së detyrimeve nga marrëveshjet e arritura në shkurt dhe mars.
Sot pritet ndërkohë edhe një takim i kreut të shtetit francez, Emmanuel Macron me homologun e tij serb. Që nga fundi i tetorit dihet se BE-ja dhe SHBA-ja po insistojnë që Serbia ta njohë de fakto Kosovën, ndërsa Kosova të krijojë Asociacionin e komuna me shumicë serbe. Si Vuçiç, ashtu edhe Kurti e cilësuan sit ë balancuar propozimin e fundit të bllokut. Megjithatë, sinjalet që mbërrijnë nga Beograd tregojnë se as këtë radhë nuk ka për të qenë e lehtë për ndërkombëtarët vulosja e një ujdie zbatimi.
Pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi një ditë më parë se bashkësia ndërkombëtare insiston në formimin urgjent të Komunitetit të Komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë që të mos jetë një shtresë e re e qeverisjes e të mos ketë pushtet ekzekutiv, reagoi drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç i cili tha se Asociacioni “nuk do të jetë kurrë një organizatë joqeveritare në kuadër të së cilës përfaqësuesit e disa përfaqësive perëndimore në Prishtinë do të donin ta vendosin atë”.
Ndërsa Vuçiç vetë e ka deklaruar hapur se nuk do ta nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












