Kosova
Albin Kurti në Francë do të takohet me një zyrtar të lartë amerikan
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur së Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James C. O’Brien, do të udhëtojë për Francë dhe Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023, përcjell albinfo.ch.
Në komunikatë është bërë e ditur se ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, e ku do të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
O’Brien gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale.
“Ndërsa në Paris ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thuhet në komunikatën e DASH.
Ndërkohë Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet me Shefin e Stafit të Kryeministrit belg, Peter Moors, për të diskutuar mbjatjen përgjegjëse të Rusisë për luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës. Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar më 8 nëntor 2023, Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.
Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.
Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











