Kosova
Detaje të reja rreth shqiptarëve që humbën jetën duke punuar në mënyrë ilegale në Hamburg
Mediat gjermane zbulojnë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë në punë të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut të hënën e 30 tetorit, ku humbën jetën disa shqiptarë dhe një punëtor tjetër mbeti i plagosur, transmeton albinfo.ch.
Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin, duke thënë se katër nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.
Referuar departamentit të zjarrfikësve, pas 35 orësh arritën të shpëtonin punëtorin e pestë të mbetur në rrënoja gjatë mbrëmjes, i cili u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas aksidentit të hënën. Sipas raportimeve, gjendja e tij është ende në koma.
Viktimat janë:
A. Zorba, 31 vjeç nga Elbasani,
A. Xheka, 35 vjeç nga Dibra,
Rr. Hoxha, 33 vjeç, nga Kukësi,
Ndërkohë personi i katërit është po ashtu nga Mati, identiteti i të cilët ende nuk është zbuluar.
Nga ana tjetër, A. Visha nga Mati, 33-vjeç, është në koma në spitalin gjerman, gjendja e të cilit është ende në rrezik.
Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi, shtetas kosovar, punonin në të zezën.
Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur nga Gjermania, besohet se tashmë ka ikur nga shteti gjerman.
Hetimet
Ende është e paqartë përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, transmeton tutje albinfo.ch.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar edhe shërbimet e urgjencës. Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg.
Çdo punëdhënës në Gjermani nuk guxon të punësojë punëtorë të huaj në mënyrë ilegale. Dënimet shkojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro, nëse një puëtor kapet në të zezën.
Dhe, veç kësaj, atyre do t’u bëhet nga një ndalesë prej dy deri në pesë vjet, pa të drejtë pune si kompani dhe si individ, në raste të veçanta, sikurse ky i lartpërmenduri, i cili edhe pas vuajtjes së dënimit, nuk ka të drejtë të hyjë më në Gjermani. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” Nxënësja e Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” u bë pjesë e programit “The Best Young Talents... -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













