Kuriozitete
Testohet aeroplani që mund t’u rezistojë turbulencave
Gjatë fluturimit, një takim i afërt me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike. Vetëm gjatë viti 2023, si pasojë e turbulencave ka pasur të vdekur dhe të lënduar.
Më 31 gusht 2023, një aeroplan i Delta Airlines që ngrihej nga Milano dhe nisej për në Atlanta përjetoi turbulenca të forta gjatë afrimit në aeroportin Hartsfield – Jackson: 11 persona ishin plagosur dhe transportuar në spital menjëherë pas uljes; në mars 2023, një person vdiq nga lëndimet e marra gjatë turbulencave në një fluturim nga New Hampshire në Virgjinia. Dhe në të njëjtin muaj disa pasagjerë që udhëtonin midis Austin dhe Frankfurt u shtruan në spital pasi avioni i tyre u godit nga turbulenca të forta pranë Dulles, Virgjinia.
Për përfitimin e rehatisë dhe sigurisë, një start-up amerikan ka zhvilluar një strategji inovative për të anuluar efektet e turbulencave në aeroplanë.
“Turbulence Solution”, po përpiqet të zhvillojë një teknologji të aftë për të ndihmuar pilotët, pasagjerët dhe avionët të kalojnë nëpër turbulenca pa dëmtime.
Sistemi është në përgjithësi i thjeshtë, kur avioni ndeshet me një zonë të stuhishme, me shpërthime të forta ere që vijnë nga drejtime të ndryshme, ai modifikon gjeometrinë e krahëve në kohë reale për të ruajtur stabilitetin. Një seri sensorësh presioni të montuara në pjesën e jashtme të pajisjes zbulojnë forcën dhe drejtimin e rrymave dhe rregullojnë në mënyrë dinamike pozicionin e krahëve, timonit dhe parametrat e shtytjes së motorëve. Në këtë mënyrë piloti mund të mbajë rrugën e planifikuar dhe të shmangë devijimet, vonesat dhe konsumin shtesë të karburantit, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Sipas kompanisë, sistemi është në gjendje të zvogëlojë efektet e turbulencës me 80% dhe është veçanërisht i përshtatshëm për avionët e vegjël që janë më të ndjeshëm ndaj rrymave, por mund të përdoren edhe në avionë të mëdhenj komercialë. Teknologjia tashmë është testuar me sukses në avionë të vegjël turistikë. Objektivi i kompanisë tani është të vazhdojë kërkimin dhe të zgjerojë përdorimin e saj për ta bërë udhëtimin ajror më të rehatshëm dhe të sigurt.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










