Lajme
Thjeshtohet ligji për migrim në Gjermani, përfitime për shqiptarët
Qeveria e Gjermanisë ka miratuar të mërkurën një draft të amandamentit nga Rregullorja për ndryshimin e statusit për migrantët e “punës”.
Nga kjo do të përfitojnë edhe azilkërkuesit e refuzuar që kanë shkuar në Gjermani deri më 31.12. 2022, duke u mundësuar atyre të kalojnë nga statusi i azilkërkuesit e të hyjnë në tregun e punës, shkruan DW.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, thotë se për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë leje të rregulllt qëndrimi, nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që nevojiten për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë, por fillimisht duhet sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale, përcjell albinfo.ch.
Nga ky rregull i ri përfitojnë edhe shqiptarët dhe, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, kjo po bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve që po rritet.
Deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë për qind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me mbi 7000. Numri i personave nga Kosova me Duldung në fund të vitit të kaluar mendohet të ketë qenë mbi 5 500. Këto vende konsiderohen në Gjermani si vende të sigurta, por azilërkuesit e ardhur prej tyre nuk dëbohen nga Gjermania për shkaqe humanitare, shkruan DW.
Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit që është shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në tre, restpektivisht gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por, prej kësaj nuk përfitojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, shprehu optimizëm se qeveria federale dhe ato të landeve do të punojnë së bashku për një paketë gjithëpërfshirëse të migracionit të hënën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












