Shqipëria
Dy shtetas shqiptarë të bllokuar në Rripin e Gazës
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka njoftuar se dy shtetas shqiptarë, motër e vlla, ndodhen aktualisht në Rripin e Gazës së bashku me fëmijët e tyre të mitur. Në një lidhje direkte në “Opinion”, ajo tha dy qytetarët në fjalë janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën shqiptare në Egjipt dhe se po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme për t’i kthyer shëndoshë e mirë në atdhe.
“Kemi dy raste të raportuara, qytetarë me pasaportë shqiptare të cilët fatkeqësisht i zbuluam për shkak të luftës që ekzistonin. Nuk e dinim më përpara. Janë motër e vëlla, kanë fëmijë të mitur, që automatikisht për ligjet e shtetit shqiptar konsiderohen fëmijë shqiptarë.
Janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt. Kemi bërë procedurat e nevojshme dhe jemi në pritje të udhëzimeve që do të vijnë. Ky është një problem që i ka lindur të gjitha shteteve. Jemi në koordinim të gjitha strukturat dhe vendet me njëra tjetrën për të parë mundësitë dhe si do të realizohet konkretisht”,- deklaroi Kumbe.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













