Lajme
4 të plagosur në Vjenë pas të shtënave me armë zjarri
Për shkak të një konflikti, në Vjenë janë plagosur 4 persona, ndërkohë janë arrestuar 4 të tjerë
Mediat në Vjenë raportojnë për 4 të plagosur pas të shtënave me armê zjarri. Policia austriake citohet të ketë deklaruar se ka arrestuar katër persona të dyshuar.
“Të shtënat ndodhën në lagjen Floridsdorf të Vjenës”, tha policia, në një njoftim në platformën X.
Sipas mediave austriake, tre vëllezër me nënshtetësi boshnjake 22, 26 dhe 27 vjeç si dhe një 23-vjeçar me rrënjë iraniane u plagosën nga të shtënat në Floridusgasse. Ata u dërguan në spital me plagë me thikë dhe armë zjarri, përcjell albinfo.at
Ndërkohë, sipas policisë, të akuzuar janë edhe tre vëllezër të moshës 22, 25 dhe 28 vjeç, si dhe babai 54-vjeçar. Të gjithë meshkujt janë shtetas austriakë por me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Sipas policisë katër persona janë qëlluar me armë zjarri në rrugë, ndërsa sulmuesit e armatosur janë larguar me makina, transmeton albinfo.at
Transmetuesi publik austriak ORF njoftoi se policia më vonë sekuestroi dy makina dhe arrestoi katër të dyshuar, të gjithë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Mediat austriake kanë bërë të ditur se të shtënat kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje familjare, përkatësisht për shkak të një gruaje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











