Kosova
Ngjarje informuese për liberalizimin e vizave
Nisur nga data 1 janar 2024, qytetarë të nderuar të Kosovës, do të gëzoni lirinë e udhëtimit, përcjell albinfo.ch.
PA VIZA në zonën Shengen! Kjo hapësirë e re do t’ iu mundësojë udhëtimin në qendra evropiane, vizita tek familjarët tuaj me lehtësi dhe shijimin e aventurave të reja turistike, duke ju lejuar qëndrim deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është marrja e informacioneve të nevojshme për të kuptuar plotësisht të drejtat tuaja në lidhje me udhëtimin në zonën Shengen.
Nuk mund të theksohet mjaft se liberalizimi i vizave ka edhe rregullat e saj që duhet të respektohen, si të mos tejkalohen 90 ditë brenda 180 ditëve, të keni pasaportë valide, qëllim të udhëtimit, mjete të mjaftueshme financiare, e gjithashtu liberalizimi i vizave nuk do të thotë e drejtë pune apo studime.
Shkeljet e rregullave të liberalizimit të vizave mund të çojnë në pasoja serioze, përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen për deri në 5 vjet!
Prandaj, na u bashkoni në Sheshin Skenderbe në Prishtinë më 5 tetor, nga 10:00, dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje informative të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










