Kosova
“Radoiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, deklaron presidentja e Kosovës për CNN
“Do të publikojmë dëshmi të reja se Vuçiqi qëndron prapa sulmit në veri”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist ndaj Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi e çështje të tjera, përcjell albinfo.ch.
E para e shtetit tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.
Osmani në intervistën për Christiane Amanpor në CNN theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.
“Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.
Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.
“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.
Osmani u pyet edhe për Marrëveshjen Ohrit.
Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur, përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.
“Ne asgjë nuk po kërkojmë, pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe, duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur ditën e diel”, tha Osmani.
Presidentja e vendit po ashtu paralajmëroi se do të publikojnë dëshmi të reja se presidenti serb, Vuçiq, qëndron prapa sulmit në veri dhe ka dhënë urdhra.
Osmani tha se çdo evidencë që kanë nga ky sulm lidhet me liderët e shtetit serb.
“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radoiçiqit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët që i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiq me Vuçiqin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ata shihen bashkë”, tha ajo.
“Në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që tregojnë se Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.
Ajo po ashtu theksoi se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën.
“Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.
Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Crime”.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










