Kosova
Fotoreporteri i New York Times flet për fotografinë më të dhimbshme të luftës që e shkrepi në Kosovë
Thuhet se 23 anëtarë të familjes Deliu nga Abria e Drenasit u vranë e u masakruan nga forcat serbe 25 vjet më pare, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në mesin e tyre ishte edhe Donjeta Deliu, vetëm shtatëvjeçare.
Ajo kishte mbetur e shtrirë në vendin e njohur si “Zabeli i Rrajve”. Ky moment u kap në fotografi, nga ish-fotoreporteri i New York Times, Wade Goddard.
E pak pasi e shkrepi këtë fotografi, Wade Goddard thotë se për një kohë u ul në heshtje. Motra e saj e vogël i vendoset në bartësen e drurit afër saj, para se t’i largonin nga aty.
”Isha i tmerruar nga brutaliteti dhe tregohem i sinqertë, më nuk mund të bëja fotografi. Kam parë shumë herë më parë, por për këtë isha i trishtuar. U ula në heshtje dhe ishte e rregulluar dhe kamerën të bëja prapë fotografi. Kjo ishte më e rënda për mua gjatë qëndrimit në Kosovë”, citon Tëvë1, të ketë rrëfyer plot dhimbje Goddard.
Goddard, si fotoreporter mori pjesë edhe në luftën e Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Por, kjo ditë në Kosovë thotë se ishte një ditë më e rëndë në jetën e tij.
”Kur arritëm në vendngjarje pamë disa njerëz teksa bartnin kufomat nga fusha pranë fshatit. Ata formuan bartës prej druri që t’i bartnin kufomat. Ne ecëm përgjatë pyllit dhe pamë një tendë ku kishin qëndruar të vrarët. Një foshnjë ishte qëlluar në kokë”.
”Ishte një moment i tmerrshëm t’i shihje fëmijët e vogël që ishin përpjekur të largohesh përmes pyllit, teksa ishin përndjekur nga njerëz të armatosur që qëllonin mbi ta”, tha Goddard.
Në këtë masakër, u vra edhe motra e Donjetës, Gentijana, vetëm tetëvjeçare. Në mesin e të vrarëve, është edhe foshnja 6 javëshe, Diturie Deliu.
Wade Goddard qëndroi në Kosovë deri pas përfundimit të luftës.
Ndërsa në fillimet e saj thotë se e takoi edhe vetë komandantin legjendar, Adem Jashari.
”Unë erdha në Kosovë në shkurtin e vitit 1998 dhe në terrenin e parë në Kosovë si gazetar e takova Adem Jasharin, pastaj pas disa muajve e takova përsëri, por tani nën një strehë dhe i qëlluar me shumë plumba, së bashku me familjen e tij të gjerë”, shprehet fotografi i New York Times.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












