Lajme
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritëm më të shpejtë se kurrë më parë
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë, duke humbur 10% të vëllimit të tyre në dy vjetët e fundit.
Një humbje rekord e vëllimit prej 6% në vitin 2022 u pasua nga një reduktim tjetër prej 4% këtë vit, teksa dimrat e thatë të ndjekur nga vera të nxehta ishin përgjegjëse për shkrirjen e shpejtë në çdo vit, shkruan swissinfo.
Glaciologu Matthias Huss nga Instituti Federal i Teknologjisë ETH Cyrih ka dëshmuar tërheqjen e akullit në dorën e parë që prej 20 vjetësh në fushën e matjes së akullnajave në Zvicër.
Si kreu i Rrjetit Zviceran të Monitorimit të Akullnajave, Huss ka njohuri unike për gjigantët e akullit të Zvicrës në tërheqje, ndërsa tha se shkrirja e akullnajave vitin e kaluar shkatërroi të gjitha rekordet.
“Ne ishim të shokuar, edhe pse modelet shkencore kishin parashikuar se kjo mund të ndodhte. Rezultatet ishin ende jashtë kufijve të përvojës sonë personale. Shkrirja e këtij viti ishte më pak tronditëse për ne – dhe kjo është shqetësuese. Një ekstrem pas tjetrit po bëhet normale e re”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ai ka njoftuar se kanë ndaluar matjen e akullnajave në tre vende vitin e kaluar dhe një tjetër këtë vit. Sipas tij, akullnajat janë bërë aq të vogla sa të dhënat nuk janë më përfaqësuese dhe vendet po bëhen gjithashtu të paqëndrueshme dhe të rrezikshme për të punuar për shkak të rënies së shkëmbinjve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









