Një person po i jepte makinës me 120 km/h nëpër një zonë 50 në Schaffhausen.
Ai injoroi sinjalet e ndalimit të policies dhe në fund policia e arrestoi në banesën e tij, njofton 20min.
Gjatë një kontrolli të shpejtësisë pasditen e së enjtes, mjeti i tij është matur 120 km/h, siç njoftoi policia e Schaffhausen teksa ai u arrestua në shtëpinë e tij, përcjell albinfo.ch.
Automjeti është siguruar përkohësisht teksa kontrolli i shpejtësisë u krye në Nordstrasse në orët e para të pasdites.
Pas zbritjes së tolerancës së pajisjes, shoferi shkelës e ka tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar me 66 km/h.