Lajme

Kjo është koha më e mirë për të parë superhënën e fundit sot

Superhëna e fundit e vitit 2023, mund të shihet sot teksa më së miri shihet kur hëna lind rreth orës 20:00, të premten në mbrëmje, shkruan 20min.ch.

Pas Dritave Veriore spektakolare në fillim të kësaj jave, një fenomen i jashtëzakonshëm natyror mund të vërehet edhe të premten në mbrëmje. Superhëna e 29 shtatorit është superhëna e fundit e vitit 2023 për momentin dhe është hëna e plotë që ndodh më afër ditës së parë të vjeshtës.

“Hënat e korrjes ndodhin në këtë kohë të vitit dhe quhen kështu sepse një hënë pothuajse e plotë lind në perëndim të diellit për disa ditë”, tha për Business Insider Patrick Hartigan, një profesor i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Rice.

Sipas tij, emri vjen nga fakti se fermerët në hemisferën veriore ishin në gjendje të vazhdonin korrjen edhe pas perëndimit të diellit falë hënës së ndritshme, përcjell albinfo.ch.