Lajme
Gjermania planifikon kontrolle afatshkurtra kufitare me Poloninë dhe Çekinë
Ministrja e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, po planifikon mundësinë e kontrolleve kufitare afatshkurtra në pikat kufitare me Poloninë dhe Çekinë.
“Masa përkatëse shtesë të kontrolleve policore janë aktualisht duke u verifikuar”, ka konfirmuar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, shkruan DW.
Faeser ishte treguar e hapur për masa të tilla.
“Sipas mendimit tim, është një mundësi për të luftuar më shumë kriminalitetin e kontrabandën”, ishte shprehur ajo.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se kontrollet shtesë duhet të bashkëveprojnë me mbikëqyrjen e të gjithë zonës kufitare, ndërsa, sipas saj, për këtë arsye është forcuar prezenca e policisë federale në kufijtë polakë dhe çekë.
Ajo deklaroi se nuk duhet të presin se nuk do të vijnë më azilkërkues, sepse nëse një person kërkon azil në kufi, duhet që kërkesa të procedohet në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Kreu i grupit të CSU, Alexander Dobrindt, e akuzoi qeverinë se po bllokon masat që duhen marrë kundër shifrave në rritje të refugjatëve, si kontrollet kufitare dhe kategorizimin e Gjeorgjisë dhe Moldavisë vende të sigurta në origjinë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











