Lajme
Shqiptari nuk vdiq nga aksidenti në Itali, u vra nga bashkëkombasi i tij
Ai së pari u vra nga bashkëkombasi, pastaj e goditi edhe me veturë
Zbardhen detaje nga vdekja e shqiptarit I.D. në Itali. Mediat fqinje raportojnë se plagët që I.D. kishte në bark nuk ishin ato të një aksidenti automobilistik, përcjell albinfo.ch.
Pas kontrollit të parë nga mjekët, u kuptua se shqiptari ishte viktimë e një vrasjeje. Duke konfirmuar dyshimet e efektivëve, pas ndërhyrjes që u bë, u zbulua se 47-vjeçari shqiptar, para aksidentit, ishte goditur në bark.
Goditjet e shkaktuara dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e një sulmi me kaçavidë. Një vdekje për të cilën akuzohet tashmë drejtuesi i makinës, M.G., gjithashtu 34-vjeçar shqiptar, i arrestuar të dielën për vrasje.
Aksidenti në A13 ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës në drejtim të Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navile. Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një Renault Capture, ishte përplasur me makinën përballë, duke përfunduar në anë të rrugës.
34-vjeçari nuk mori asnjë plagë, por I.D. gjeti vdekjen. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore ka njoftuar menjëherë prokuroren kujdestare Michela Guidi.
Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për të cilin arsyet nuk janë zbuluar. Dhe. në këtë kontekst zemërimi, M.G., duke kapur gjënë e parë që shihte, pra një kaçavidë të gjetur në kabinën e pasagjerëve, e goditi vazhdimisht I.D. në bark. Në këtë fazë ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar duke e goditur makinën përballë.
M.G., në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u shoqërua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as prokurorëve. Mundësinë e inateve të vjetra mund të kenë shkaktuar grindje.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












