Lajme
Të majtët e Cyrihut duan hapësira parkimi për biçikleta në parkingjet e makinave
Qyteti i Cyrihut do të krijojë 10,000 vende shtesë për parkim të biçikletave të qasshme për publikun brenda dy viteve, teksa kjo do të jetë veçanërisht në kurriz të hapësirave të parkimit të makinave. Ky propozim iu referua këshillit të qytetit nga këshilli local, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Çështja u miratua si mocion me 59 vota kundër 49, i cili udhëzon këshillin e qytetit të hartojë një model përkatës.
Këshilltarja përgjegjëse e qytetit Simone Brander u shpreh se në parim, këshilli i qytetit e mirëpret kërkesën, por nuk mund të bëjë magji dhe meqenëse hapësira publike është e kufizuar, nuk është realiste të krijohen 10,000 vende parkimi për biçikleta brenda dy viteve.
Në deklaratën me shkrim, këshilli i qytetit deklaroi gjithashtu se 10,000 raftet e kërkuara për biçikleta “nuk ishin në asnjë proporcion real me 44,000 hapësira publike të parkimit të biçikletave”, ndërsa SVP, FDP, GLP dhe Qendra/EVP gjithashtu u shprehën kundër mocionit.
“Nuk ka të bëjë me biçikletat,” tha Stephan Iten (SVP). “Ka të bëjë thjesht me reduktimin e hapësirave të parkimit të makinave.”
Për Bernhard im Oberdorf (SVP) ishte gjithashtu e qartë: iniciativa ishte një deklaratë lufte kundër makinës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










