Kosova
Për 12 vjet, pothuajse është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani
Instituti GAP ka publikuar raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani"
Raportohet se për 12 vjet pothuajse është dyfishuar numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Gjermani, sipas një analize të publikuar nga Instituti GAP, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se GAP-i ka publikuar të mërkurën raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore”, në të cilin analizon të dhënat e emigrimit të kosovarëve në Gjermani, duke përdorur rezultatet e mikrocensusit të vitit 2022 të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë për vitet 2010 – 2022.
Disa nga gjetjet kryesore të raportit tregojnë se, sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë.
“Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra, ndërsa 254 mijë (47%) janë gra. Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani pothuajse është dyfishuar. Rrjedhimisht, në një periudhë kohore 12-vjeçare shënohet rritje nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë (86%) më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova. Në vitin 2021, 21,468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani, dhe 4,323 persona me origjinë nga Kosova janë larguar nga Gjermania, ku migrimi neto në këtë vit ishte 17,164 persona”, thuhet në raport.
Në mikrocensusin e vitit 2022, sipas GAP-it, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani; 85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare; 64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin; ndërkaq 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje.
“Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga gjithsej 330 mijë persona të lindur në Kosovë, mosha mesatare në kohën kur ata emigruan në Gjermani ishte 22 vjeç. Po ashtu, nga 264 mijë kosovarë aktivë në tregun e punës në Gjermani, 251 mijë janë të punësuar, ndërsa 13 mijë janë të papunë”, thuhet tutje në raport.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













