Shqipëria
Fillon viti i ri shkollor në Shqipëri
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka uruar suksese nxënësve, mësuesve dhe prindërve në gjithë vendin, në nisjen e vitit të ri shkollor.
Ai u ka uruar sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve të prindërve të gjithë Shqipërisë.
“Sot, kur dyert e shkollave janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, në dërgimin e një urimi të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama, përcjell albinfo.ch.
Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisën sot vitin e ri shkollor. 70 mijë u përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë u ulën në bankat e shkollave rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.
Për herë të parë në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë pranuar edhe ata që janë 5 vjeç, por që brenda vitit do të mbushin 6.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













