Lajme
A mund të jetojë njeriu mijëra vjet? Përgjigjet shkenca
Ne duam të jetojmë sa më gjatë, më të shëndetshëm, më të rinj. Por a është vërtet e mundur të jetosh më gjatë? Sipas ekspertit të biogerontologjisë molekulare João Pedro de Magalhães, nëse mund të eliminonim plakjen qelizore, njerëzit mund të jetonin një mijë vjet dhe potencialisht deri në 20,000 vjet.
Magalhães ka studiuar tërësisht gjenomet e disa prej kafshëve më jetëgjata në botë, si balena e Arktikut, e cila jeton deri në 200 vjet dhe urithi pa lekurë, i cili jeton deri në 30 vjet (shumë në krahasim me të ngjashmet e tij, të cilën ata jetojnë rreth katër vjet). Por cili është sekreti i tyre?
Në një intervistë për “Scientific American”, eksperti shpjegon se është “aftësia e tyre për të riparuar dëmtimin e ADN-së”.
“Ëndrra ime do të ishte të merrja gjenin nga një balenë arktike dhe ta implantoja atë në një mi, për të parë nëse miu do të jetonte më gjatë”, shton ai.
Një tjetër gjen “magjik” është p53, i lidhur me eliminimin e kancerit. Elefantët kanë disa kopje të tij dhe për këtë arsye ata janë rezistentë ndaj kancerit.
“Unë nuk mendoj se do të kemi një kurë për plakjen së shpejti, por ekziston një substancë e quajtur rapamicinë që është shumë premtuese dhe ka arritur të zgjasë jetëgjatësinë me 10-15% te kafshët”, thekson Magalhães.
Ai beson se, në të ardhmen, ne do të zhvillojmë ilaçe që do të merren çdo ditë për të përmirësuar jetëgjatësinë tonë.
“Shkencëtarët teorikisht mund të riprogramojnë qelizat tona duke modifikuar gjenet kryesore të plakjes. E gjithë kjo kërkon një teknologji që ne nuk e kemi ende, por që mund ta zhvillojmë”, vijon ai.
Sipas ekspertit, plakja është më shumë një problem softuerësh sesa hardueri.
“Mendoj se ADN-ja jonë ka një grup kompleks programesh kompjuterike që na transformojnë në njerëz të rritur. Megjithatë, disa nga këto programe bëhen të dëmshme me kalimin e moshës. Kjo është ajo që ndodh, për shembull, me involucionin e timusit, një gjëndër që prodhon qeliza T, thelbësore për sistemin tonë imunitar, por ndalon së punuari duke u shndërruar në yndyrë që në moshën 20-vjeçare.
Disa inde specifike, të tilla si timusi, mund të rinovohen. “Jam i bindur se ne mund të kryejmë ndërhyrje radikale, të afta për të rishkruar ‘softuerin’ tonë gjenetik për të ngadalësuar ose rikthyer plakjen,” shpjegon de Magalhães.
Sipas llogaritjeve të Magalhães, nëse do të ishim në gjendje të “shëronim” plakjen e njeriut, do të mund të jetonim mbi 1000 vjet dhe jetëgjatësia maksimale, duke përjashtuar aksidentet dhe vdekjet e dhunshme, mund të arrinte edhe 20,000 vjet. Këto duken shifra të paimagjinueshme, por duke eliminuar kancerin dhe veprimet e dëmshme të kryera nga programi ynë gjenetik, përfitimet shëndetësore do të ishin të pabesueshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











