Rreth 1.2 milionë njerëz mesatarisht kalojnë kufijtë zviceranë çdo ditë, tha të hënën Zyra Federale e Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch.
Ato përfshijnë banorë, vizitorë dhe punëtorë ndërkufitarë.
Megjithatë, fluksi i njerëzve nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha kufijtë: ai që Zvicra ndan me Francën kalohet shumë më shpesh se të tjerët, me një mesatare ditore prej më shumë se gjysmë milioni kalimesh – rrugë dhe hekurudha të kombinuara.
Gati 317,000 kalojnë kufirin me Gjermaninë; 227 000 me Francën 190,000 me Italinë, dhe 79,000 për dhe nga Austria.