Lajme
23-vjeçari shqiptar në Itali u vra në mënyrë mizore nga një algjerian
Mediat italiane të ndjerin e quajnë: “Një shembull perfekt i integrimit”
Policia italiane raportoi se Klajdi Bitri, 23-vjeç, ka humbur jetën në formën më të padrejtë. “Një shembull perfekt i integrimit”, kështu cilësohet i ndjeri në një artikull të medias së njohur italiane Ansa, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj të fundit, Klajdi punonte në port për një kompani të ndërtimit të anijeve dhe jetonte me vëllain e tij më të vogël.
Raportohet se ai ishte integruar më së miri me jetën dhe banorët e Ancona-s. I riu me origjinë shqiptare u vra në mënyrën më mizore teksa u përpoq të mbronte mikun e tij italian, me shtizë peshkimi në gjoks nga 27-vjeçari algjerian. Ky i fundit tashmë ndodhet në burg i akuzuar për vrasje me dashje.
E-Diaspora
-
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” Nxënësja e Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” u bë pjesë e programit “The Best Young Talents... -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













