Kosova
Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë: Njërit nga të dyshuarit i caktohet paraburgim, tjetrit arrest shtëpiak
Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur që t’u caktojë masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit XH.K. dhe një muaj arrest shtëpiak të dyshuarit tjetër me inicialet H.K., për vdekjen e pacientes 35-vjeçare në Malishevë.
Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri Xh.K. dyshohet për dy vepra penale: “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”, ndërsa i pandehuri H.K. dyshohet për veprat “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Ndaj këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Bazuar në rrëfimin e familjarëve, viktima të premten kishte për t’u kthyer në Itali, atje ku jetonte me bashkëshortin dhe 4 fëmijët e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












