Lajme
Franca liron gjermanin e akuzuar për robërimin e gruas së tij
Një 55-vjeçar gjerman, i cili u arrestua në Francë, u lirua pa akuza të martën mbrëma pasi prokurorët thanë se nuk kishte “asnjë provë” të rrëmbimit.
Burri u dërgua në shtëpi me një makinë policie pa shenja me një xhup mbi kokë, raportoi agjencia franceze e lajmeve AFP, përcjell albinfo.ch.
Ai dyshohej se kishte mbajtur rob gruan e tij për 12 vjet në shtëpinë e çiftit në Forbach në Francën lindore.
Gruaja 53-vjeçare, e cila kishte thirrur policinë gjermane, u gjet e zhveshur dhe me kokë të rruar në një dhomë gjumi të shtëpisë. Ajo pretendoi se ishte mbajtur në robëri dhe abuzuar që nga viti 2011, shkruan DW.
Burri i saj i mohoi pretendimet, duke thënë se ajo kishte kancer dhe ai po kujdesej për të.
Prokurori Olivier Glady tha se nuk kishte “asnjë provë” që do të justifikonte vazhdimin e hetimeve.
“Skenari i rrëmbimit nuk ka ndodhur kurrë. Akuzat e gruas nuk mbështeten nga ndonjë gjetje e policisë”, u shpreh prokurori, përcjell albinfo.ch.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore e gruas nuk u konstatuan shenja përdhunimi apo lëndimesh.
Glady tha se çifti nuk ishte regjistruar në sistemin mjekësor francez dhe nuk ishte regjistruar në autoritetet shëndetësore gjermane për vite me radhë. Ata gjithashtu nuk kanë qenë në kontakt me familjet e tyre, sipas prokurorit, shkruan DW.
Të hënën, Glady kishte thënë se situata “ndoshta po largohet nga një skenar tmerri, drejt kushteve të pakënaqshme të kujdesit ndaj një personi të sëmurë”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












