Lajme
UNESCO bën thirrje për ndalimin global të telefonave celularë në shkolla
Telefonat inteligjentë duhet të ndalohen në shkolla për të trajtuar humbjen e përqendrimit të nxënësve gjatë orës së mësimit, për të përmirësuar vetë mësimin dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi në internet, janë rekomandimet e UNESCO-s, agjencisë së OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën.
UNESCO tha se ka prova se përdorimi i tepërt i telefonit celular është i lidhur me reduktimin e performancës arsimore dhe se koha para ekranit ndikon negativisht në stabilitetin emocional të fëmijëve.
Ai tha se thirrja e UNESCO-s për ndalimin e telefonave inteligjentë dërgoi një mesazh të qartë se teknologjia dixhitale në tërësi, duke përfshirë inteligjencën artificiale, gjithmonë duhet t’i nënshtrohet një “vizioni të edukimit me në qendër njeriun” dhe kurrë nuk duhet të zëvendësojë ndërveprimin ballë për ballë me mësuesit.
“Jo të gjitha ndryshimet paraqesin përparim. Vetëm për shkak se diçka është e re dhe e sapo projektuar, nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të zbatohet menjëherë kudo”, përfundon ai.
Duke qenë se mësimi online po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, veçanërisht në universitete, UNESCO apelon që të mos neglizhohet “dimensioni social” i arsimit në të cilin studentët mbajnë leksione ballë për ballë.
“Revolucioni dixhital ka potencial të pamatshëm, por ashtu siç janë dhënë paralajmërimet se si duhet të rregullohet në shoqëri, vëmendje e ngjashme duhet t’i kushtohet mënyrës se si përdoret në arsim”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Ndërsa teknologjia potencialisht mund të hapë mundësi mësimi për miliona njerëz në planet, përfitimet janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, me shumë njerëz më të varfër në mbarë botën të përjashtuar efektivisht, tha ai.
Infrastruktura arsimore dixhitale ishte e shtrenjtë dhe kostot e saj mjedisore shpesh nënvlerësoheshin./TheGuardian
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










