Kosova
Ndalu në Prishtinë!
Sheshi i Prishtinës do të pushtohet edhe gjatë kësaj vere nga turistët e shumtë të huaj dhe bashkëkombës që jetojnë brenda dhe jashtë Kosove

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është një qytet dinamik dhe tërheqës që ofron pothuaj gjithçka që dëshiron një vizitor: duke filluar nga jeta e natës, festivalet e ndryshme (Manifesta dhe Sunny Hill etj), ushqim të shkëlqyer, monumente të trashëgimisë kulturore, e klimë të mirë dhe, ajo që është shumë e rëndësishme, prishtinasit janë dhe shumë mikpritës dhe të dashur. Prishtina me të mirat dhe këqijat është një qytet që nuk fle, sidomos gjatë verës.
Për turistët perëndimorë, Prishtina ofron veç kësaj, çmime shumë të lira dhe është relativisht lehtë e arritshme. Tanimë për më pak se dy orë aterroni nga Cyrihu apo Gjeneva në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Për këtë arsye nuk është befasues fakti se viteve të fundit ka pasur shtim të vazhdueshëm të numrit të vizitorëve nga Zvicra, Gjermania, por edhe nga vendet skandinave dhe SHBA. Sheshi i Prishtinës do të pushtohet edhe gjatë kësaj vere nga turistët e shumtë të huaj dhe bashkëkombës që jetojnë brenda dhe jashtë Kosove. Mbase më shumë se më parë keni për të dëgjuar më shumë gjuhë të huaja në Prishtinë. Përveç turistëve të huaj që ja mësyjnë vetë, janë edhe njerëzit tanë nga diaspora që po i sjellin miqtë e tyre zviceranë apo gjermanë për t’i shijuar atraksionet që ka Prishtina dhe Kosova. Mikpritja e ngrohtë nga bashkëkombësit në Prishtinë i bëjnë krenarë ata, para mysafirëve të huaj.
Platforma mediale në Zvicër, Albinfo.ch (online&print) ka sjellë këtë numër special të magazinës që ka për synim të informimin e diasporës që përtej sheshit, në Prishtinë ka edhe mjaft vende dhe atraksione turistike, kulturore që gjithsesi duhen vizituar.
Duke vizituar Kosovën, mërgimtarët shuajnë në njëfarë mënyre mallin dhe kompensojnë mungesën për vitet e kaluara larg familjes së gjerë. Por, për brezin e dytë, ditët që i kalojnë në vendlindjen e prindërve të tyre mbeten relativisht të varfra në krahasim me nevojat e tyre për t’i kuptuar thellësitë e kulturës dhe shoqërisë së prejardhjes së tyre. Për këta të fundit madje shpeshherë perimetri gjeografik i pushimit mbetet i kufizuar mes fshatit apo qytetit prej nga vijnë prindërit, deri në një kalim eventual në sheshin e Prishtinës.
Ky numër special i Albinfo.ch synon pikërisht t’ju sjellë më afër informata mbi thesaret natyrore, kulturore historike si dhe mundësitë e shumta ekzistuese për aktivitetet e lira që mund t’i realizoni gjatë pushimeve verore në Prishtinë, pa i harruar informatat praktike dhe këshillat e ndryshme që do t’ua lehtësojnë qëndrimin në kryeqytet. Qëllimi ynë është që t’ju sjellim ide dhe t’ju joshim që t’i zbuloni bukuritë e Prishtinës. Në këtë mënyrë duam tua pasurojmë më shumë kujtesën personale dhe të familjes për kohën që e keni kaluar në vendlindje.
Ky operacion special promovues i Albinfo.ch, që përmban një me qasje pozitive për Prishtinë, synon të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e të rinjve në diasporë që të jenë më afër Prishtinës dhe Kosovës.
Ky botim i i albinfo.ch është gjithashtu një ftesë për të gjithë ata që e shfrytëzojnë vetëm Aeroportin “Adem Jashari”, të ndalen edhe në qytetet e të zbulojnë edhe Prishtinën. Magazina që kemi përpara mund të jetë hapi i parë në këtë drejtim.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch (online&print)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën