Lajme
Si punëtorët emigrantë të BE-së janë bërë ‘thelbësorë’ për Zvicrën
Emigrantët nga BE-ja kanë pasur një efekt pozitiv në tregun e punës në Zvicër, ka thënë qeveria zvicerane, por si po e nxisin saktësisht ekonominë e vendit?

Të huajt që kanë ardhur për të punuar në Zvicër që nga viti 2002, kur hyri në fuqi Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë të Personave (AFMP) ndërmjet Bernës dhe Brukselit, kanë “ndikuar fuqishëm në evolucionin e popullsisë dhe në tregun e punës në Zvicër”, tha Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) tha të martën, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
AFMP “bëri të mundur që kompanitë zvicerane të aksesojnë fuqinë punëtore të mundshme nga zona e BE-së. Kjo u përdor kryesisht për të mbuluar nevojën për punëtorë të kualifikuar, shpesh të specializuar dhe të aftë,” vuri në dukje SECO.
“Gjatë 20 viteve të fundit, imigrimi nga BE ka qenë thelbësor për të përmbushur kërkesën për fuqi punëtore,” tha organi qeveritar, duke shtuar se fuqia punëtore nga Bashkimi Evropian gjithashtu “ka kompensuar një nevojë zëvendësimi të lidhur me demografinë”.
Kjo do të thotë se duke qenë se më shumë njerëz dalin në pension dhe në Zvicër nuk mund të gjenden kandidatë të rinj për vende të lira pune, punëtorët e huaj po e plotësojnë këtë boshllëk. AFMP “e ka bërë më të lehtë për kompanitë zvicerane të përdorin potencialin e punës së BE-së në mënyrë që të plotësojnë, mbi të gjitha, kërkesën për personel të kualifikuar,” vuri në dukje SECO.
Megjithatë, rekrutimi brenda BE-së nuk ndalet me kaq.
Ai gjithashtu shtrihet në punët që kërkojnë nivele të mesme deri në të ulëta të kualifikimeve, ku nuk gjenden kandidatë zviceranë. Konkretisht, ky është rasti në sektorë të tillë si zejtaria dhe tregtia me pakicë, përveç industrive të cilat tradicionalisht kanë punësuar shumë punëtorë nga jashtë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, ndërtimin, si dhe hotelet dhe restorantet.
Raporti i SECO gjithashtu vuri në dukje se “për shkak të kërkesës së qëndrueshme për punë dhe një shkalle historikisht të ulët të papunësisë”, – dhe pavarësisht kostos së lartë të jetesës – “Zvicra mbetet tërheqëse për punëtorët e huaj”.
Edhe në të ardhmen, sipas SECO, “rritja e mëtejshme e popullsisë në moshë pune do të vazhdojë të varet nga imigrimi, edhe më shumë se aktualisht”. “Numri i njerëzve që largohen nga tregu i punës për të dalë në pension priret të jetë më i lartë se numri i punëtorëve që vijnë”, – një fenomen që do të zgjerojë më tej deficitin në tregun zviceran të punës dhe ku punonjësit e BE-së do të jenë veçanërisht të nevojshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
Opozita po afrohet
Edhe pse qeveria si dhe komuniteti i biznesit janë në favor të punonjësve që vijnë nga BE-ja, disa në Zvicër janë shprehur kundër këtij trendi.
Partia populiste Popullore Zvicerane (SVP), për shembull, po mban një qëndrim të ashpër kundër imigracionit.
Partia e krahut të djathtë ka folur vazhdimisht kundër asaj që e sheh si shumë të huaj në Zvicër.
Por SVP po i çon gjërat një hap më tej duke nisur një iniciativë me synimin për të kufizuar popullsinë – domethënë popullsinë e huaj – të vendit.
Fushata kundër emigracionit, e cila ka kohë që po punohet, bën thirrje për “Jo 10 milionë Zvicra”, që do të thotë se partia dëshiron të ndalojë Zvicrën të arrijë pragun e 10 milionë banorëve deri në vitin 2050, siç ishte parashikuar.
Nëse kjo nismë shkon në kutinë e votimit dhe pranohet, Këshilli Federal do të duhet të ndërpresë AFMP, në dëm të ekonomisë së Zvicrës.
Lobi i biznesit Ecoomiesuisse ka lëshuar një deklaratë javën e kaluar duke thënë se Zvicra është “në mes të një përmbysjeje demografike, pasojat e së cilës tani po bëhen gjithnjë e më të dukshme”.
Grupi tha gjithashtu se më shumë njerëz po dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës.
“Problemet që rezultojnë janë serioze nëse zhvillimi vazhdon të injorohet.”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë” Të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ata në mërgatë,...
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë