Lajme
Shteti më i lirë dhe ai më i shtrenjtë për të jetuar në Evropë?
Bëhet e ditur se viti 2022 ishte viti i parë në të cilin Bullgaria nuk është vendi më i lirë në Bashkimin Evropian. Për sa i përket kostos më të ulët të jetesës, ajo është tejkaluar nga Rumania, sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara në faqen e internetit të Zyrës së statistikave, sipas portalit Faktor, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në Rumani, mallrat dhe shërbimet kushtojnë 42,2% më pak se mesatarja e BE-së, ndërsa në Bullgari paguajnë 41,3% më pak, tregojnë të dhënat. Një tjetër shtet anëtar me nivele çmimesh afër atyre në Bullgari dhe Rumani, është Polonia, ku qytetarët polakë paguajnë 38.5 për qind më lirë se mesatarja evropiane.
Po ashtu, janë tri vende të tjera në Ballkan, ku niveli i çmimeve është më i ulët, por nuk janë anëtarë të BE-së – Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Turqia, ku çmimet janë 60 për qind më të ulëta se mesatarja e BE-së.
Ndryshime ka edhe në skajin tjetër të renditjes – vendet më të shtrenjta. Në vitin 2022, Luksemburgu, i cili për vite ishte vendi më i shtrenjtë në BE, është hequr nga Irlanda. Atje mallrat dhe shërbimet kushtojnë 46.6 për qind më shumë se mesatarja e BE-së, ndërsa Luksemburgu është vetëm 36.6 për qind më i shtrenjtë. Në fakt, shteti më i shtrenjtë në kontinent është Zvicra. Niveli i çmimeve atje është 74.3 për qind më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









