Lajme
Bie konsumi në Gjermani
Inlfacioni dhe recesioni po i bëjnë të pasigurtë gjermanët. Në Gjermani ka rënë konsumi privat, i cili gjithmonë ka qenë shtysë e ekonomisë gjermane.
Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka arritur në këtë përfundim pas një sondazhi me 2000 vetë të anketuar.
Keqësimi i atmosferës së konsumit është i papritur për analistët. “Zhvillimi i aktual i gjendjes së konsumatorëve të sinjalizon, se konsumatorët janë shumë të pasigurtë”, thotë ekonomisti Rolf Bürkl. Sipas ekspertëve shkak për këtë janë vijimësia e shtrenjtimit të produkteve në Gjermani. Në maj inflacioni, sipas Zyrës Federale të Statistikave arriti shifrën 6,2%, pas 7,4% në prill. Deri në shkurt të këtij viti inflacioni ishte më shumë se 8%, kundrejt vitit të shkuar.
Por edhe frika nga ekonomia në stanjacion apo në rënie duket se i ka bërë të pasigurtë konsumatorët gjermanë. Institutet kryesore ekonomike në Gjermani kanë konfirmuar, se kapaciteti ekonomik i Gjermanisë këtë vit do të bjerë. Instituti ifo llogarit me një minus prej 0,4%. Kjo ka efekt tek konsumatorët, që kanë një pritshmëri më të ulët në lidhje me të ardhurat e tyre. Familjet gjermane këtë vit presin humbje reale të të ardhurave për shkak të inflacionit të lartë. Pasoja: rënie e dëshirës për konsum. “Kjo duket ndër të tjera në rritjen e dëshirës për kursime”, thotë Bürkl.
Ekspertët nuk presin përmirësim të shpejtë të gjendjes. Konsumi privat, sipas GfK këtë viot do të bjerë dhe nuk do të shërbejë më si shtysë për ekonominë. Pozitivisht për të ardhmen shikohet tendenca në rënie e inflacionit, thonë ekspertët, pasojat në këtë rast nuk do të jenë aq të rënda në ekonomi, megjithë humbjen e fuqisë blerëse./DW
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













