Lajme

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga një balonë në Bernë

Policia thotë se beson se burri u hodh nga balona mbi autostradë A1 rreth orës 7 të mëngjesit të djeshëm.

Në atë kohë në bord ndodheshin gjashtë pasagjerë dhe piloti.

Piloti ishte në gjendje të ulej në fshatin e afërt Hinterkappelen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Autostrada u mbyll për disa orë pas incidentit. Burri u konstatua i vdekur në vendngjarje.