Lajme
Punonjësit e aeroportit të Gjenevës kërcënojnë me grevë
Sindikata e shërbimit publik SSP njoftoi të enjten se punonjësit e aeroportit ndërkombëtar të Gjenevës, i dyti më i madh në Zvicër, do të ndërmarrin veprime industriale që do të pengonin trafikun ajror, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, përcjell albinfo.ch.
Në lojë është politika e re e kompensimit e promovuar nga menaxhmenti i aeroportit.
Sipas sindikatës SSP, politika e re kërkon të eliminojë shpërblimet e punonjësve dhe lejon uljen e punëtorëve në bazë të sjelljes së tyre.
Nëse këto ndryshime miratohen nga bordi, punonjësit do të hynin në grevë në mesditë në shenjë proteste dhe aeroporti do të përjetonte një mbyllje totale të funksionimit, thotë sindikata.
Tutje u tha se tashmë ka informuar linjat ajrore të mëdha për planin, në mënyrë që ata të mund të “drejtojnë avionët e tyre në destinacione të tjera”.
Një grevë do të paralizonte plotësisht aeroportin, përmes të cilit udhëtojnë dhjetëra-mijëra pasagjerë çdo ditë, pasi shërbimet si trajtimi i bagazheve dhe kontrollet e sigurisë do të duhej të ndërpriteshin. Si rezultat, të gjithë avionët do të duhet të tokëzohen.
“Ne duhet të sigurohemi që lëvizja jonë të ketë ndikimin më të madh të mundshëm”, tha zëdhënësi i SSP, Jamshid Pouranpir.
Nëse veprimi do të ndodhë – gjë që mund të mos bëhet e qartë deri në mëngjesin e 29 qershorit, kur bordi i drejtorëve të aeroportit të Gjenevës është planifikuar të mblidhet për asamblenë e përgjithshme, më shumë se 300 punonjës do të largohen, përcjell tutje albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











