Lajme

Substancat e dëmshme që gjenden në ujin e çezmës zvicerane

Nga 872 mostra të mbledhura në gjithë Zvicrën, shumë prej tyre u gjetën të kontaminuara.

Megjithëse uji në Zvicër përgjithësisht konsiderohet të jetë i sigurt për konsum, një studim i ri ka treguar se uji në gati 50 për qind të familjeve zvicerane përmban PFAS – mikrondotës që është pothuajse e pamundur të eliminohen, përcjell albinfo.ch.

Nga 872 mostra të mbledhura në gjithë Zvicrën, pothuajse 400 u gjetën të kontaminuara.

Në 17 bashki, uji i analizuar në laborator ka kaluar edhe vlerat kufi të rekomanduara nga qeveria.

Por uji i rubinetit nuk është i vetmi i implikuar; në ujin mineral, PFAS u zbuluan në dy nga 20 shishe.

Qeveria aktualisht po kërkon të vendosë nivele të sigurta PFAS për ujin e pijshëm.