Kosova
Detaje të reja rreth vrasjes së shqiptares me thikë në Aachen të Gjermanisë
Flet nëna e së vrarës nga ish-burri në Gjermani: 8 vjet rresht u kanë e dhunume, e rrehne me kabull e me çelësa të makinës
Nëna e Jetmirës, gruas së vrarë në Gjermani, ka thënë se vajza e saj tashmë e ndjerë për 8 vjet radhazi ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psikikisht nga nga ish-bashkëshorti, Besmir Ademi, përcjell albinfo.ch.
”8 vjet rresht u kanë e dhunume, u kanë e rrehne me kabull të televizorit, u kanë e rrehne me çelësa të makinës, u kanë e rrehne me thikë në fyt. Plus Besmir Ademi i ka thanë Jetmires teme, nëse ndahesh prej meje, unë kom me ta pre çiken, Ledinen”, ka thënë ajo në rrëfimin e saj.
Veç kësaj, ajo në rrëfimin e saj për Lajmi.net ka shtuar se ish-dhëndri i tyre e ka kërcënuar edhe vëllain e Jetmirës tashmë të ndjerë, për 8 vjet rresht, nëse kjo do të zbulonte dhunën që ai e ushtronte.
”E kam një djalë. Që 8 vjet e kam pasë të kërcënum, ‘’po e mysum sot, po e mysum nesër”.
Edhe djalin e ke pasë të kërcënum?
”Po, po, po. Edhe djalin e kam pasë të kërcënum, se çikën që e kum pas të martume me ta. Në qoftëse ti thu diçka në familjen tane, që dahesh prej meje, ose lajmëron dhunën që e përdori une në ty. Se ai ka përdorë dhunë fizike, psiqike. Ai ka përdorë dhunë që nuk e përdorë një serb, se s’po du me përdorë fjalën serb se edhe ai është popull. Po unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë, po nuk e kish përdorë dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi, nipi i avokatit të popullit të njoftun në Mitrovicë, Sheremet Ademi”.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











