Literaturë
Promovohet libri ATO GDHENDIN DHIMBJEN i autores Alketa Gashi-Fazliu

Në Restorantin Votra në Lozanë, në atmosferë dhe mikpritje tipike shqiptare, u promovua libri Ato gdhendin dhimbjen i autores Alketa Gashi- Fazliu, nën organizimin dhe dhe përkujdesjën Z. Nazmi Jakurti (kryetari i lidhjës shqiptare në botë), Z. Migjen Kajtazi (Përgjegjër i misionit administrativ strategjik për kulturë e çështje sociale në Zyrën kantonale të integrimit në Lozanë), dhe Z. Ibrahim Zili (pjesë e ekipit të administratës se Shkollës Hoteliere në Lozanë – EHL), si dhe me shoqërimin e tingujve melodioz të pianos nën gishtërinjët e artistes sonë të njohur Ermira Lefort.
Në atë mbrëmje shumë të ngrohtë, por njiherit edhe shumë të dhimbëshme, pati një pjesëmarrje të shumë intelektualeve/ëve, artistëve e ndërmarrëve të fushave të ndryshme nga e gjithë Zvicra.
Zotri Nazmi Jakurti pasi i uroj mirëseardhje Autores, i përshëndeti të pranishmit me paralajmërimin që t’i mbajnë lotët sepse tema është shumë e dhimbëshme, dhe dëshmitë që do t’i ndëgjoni e shihni në video nga këto nëna janë të rënda, vështirë të durueshme.
Shkrimtari jonë i njohur Shemsi Makolli, e mbajti fjalën hyrëse, në të cilën i bëri një analizë të librit, me theks të veçantë mbi dhimbjen por edhe qëndresën e krenarinë e këtyre nënave të dëshmorëve me disa citime nga libri, si dhe e nxorri në pahë filozofinë e sakrificës së dëshmorëve, por edhe virtytin e mbijetesës deri edhe në vetmohim të atyre nënave, (thuaja se i lanë me lotë në sy të gjithë pjerëmarrësit), siç ishin shprehjet gati të të gjithave të njëjta :
Në këto dëshmi të gjitha fjalët, shprehjet, përjetimet e tyre e kanë peshën e vetë, të gjitha, edhe shprehjet që në dukje të parë më të vogla dhe më pak të rëndësishme, ato janë mitike dhe ato kanë një emrues të përbashkët – krenarinë :
P.Sh. Lot s’ka me m’pa kush, Trimat (dëshmorët) nuk qahen, I humba fëmijët, jo thot njëra : Ma mirë është me thanë « E fitova lavdinë e tyre, ose një nënë tjetër thotë : » U mërzita pak « …Vetëm kur e mendojmë sa e thellë e sa mbijetuese është kjo fjalë. Vdekja është e plotë, nuk ka vdekje pak, apo shumë dhe mërzia e dhimbja e një nëne për humbjen e bimës së zemrës është e plotë e pafund… Pra k’to dëshmi të therrin, të shkaktojnë dridhërima, të trondisin e të mbesin në mendje përgjithmonë.
Pra rrëfimet (dëshmia) e këtyre 15 nënave, të cilat kanë humbur, (dhuruar, si thonë ato vetë, në themelin e lirisë së Kosovës) nga një, dy apo edhe tre fëmijë, eshtë vetëm maja e Iceberg-ut, nën të cilën fshihet vullkani përvëlues i vuajtjeve e dhimbjeve të 15 mijë nënave tjera që humbën me të dashurit, e të gjitha nënave të të zhdukurve, të 20 mijë përdhunimeve, e të gjitha katrahurave tjera nga mizoritë dhe gjenicidi serb që populli shqiptar përjetoi me shekuj e veçnarisht në luftën e fundit të Kosovës.
Për fund mund të them se pa dallim, krahas vujatjeve e dhimjeve të papërshkrueshme të këtyre nënave janë dy elemt të përhershëm që i shoqërojnë të gjitha rrëfimet e tyre :
- Krenaria e tyre për vepren madhore të bijeave e bijëve të tyre, deri në vetmohim, që shprehet gjithmonë me fjalët : i koftë hallall mundi, i’a kam ba halla gjinin, fëmijët i’a kam falë lirisë së Kosovës etj.
- Frika, brenga si dhe porosia e tyre e përhershëme që gjaku i tyre mos të shkelet, mos të përbuzet sakrifica e tyre, të ruhet e të madhërohet liria që u pague aq shtrejt.
Pra vuajtja (dëshmia) e tyre është një Thirrje Hyjnore, dhe duhet të bëhet lajtmotivi ynë jetësor që veprës madhore të dëshmorëve tanë dhe sakrificës së këtyre nënave, të mos i bie as një grimë pluhur, por të mbetët shkëlqyese dhe të bëhet frymzim edhe për gjeneratat që do të vijnë.
- Driton Kajtazi drejtor i ISEAL- (Instituti i studimeve shqiptare në Lozanë), e përshëndeti tubimin duke dhënë kontributin e tij shkencor në zbëthimin (vërtetimin) e filozofisë së heroizmit dhe doktrinës që i përshtatej aq mirë temës së librit, (heroizmit të dëshmorëve dhe veprës madhore të nënave shqiptare), të cilin e ilustroi mjaft mirë me shembullin e Albert Cammus :
« Ai/ajo që ka trimërinë mund ta bëjë doktrinën, por jo edhe e kundërta …», i cili edhe i dhuroi autores dy botime për Kosovën nga instituti të cilin ai e drejton.
Zonja Ema Ismaili studentja – absolvente e EHL- Shkollës së lartë hoteliere në Lozanë, me një përkushtim të veçantë u përkujdes për mbarëvajtjen dhe shpërndarjen e librit.
Mbrëmja vazhdoi deri vonë me biseda interaktive dhe ndërrime të përzemërta kulturore e letërare si me autorën ashtu edhe në mes të pjesëmarrësve.
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner (ÖVP), ka shprehur qëllimin për të mbajtur ribashkimin familjar...
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë