Lajme
Cila është makina më e vjedhur vitet e fundit
Sipas statistikave, në Greqi ka afërsisht 230 vjedhje për 100 mijë banorë. Vendin e parë e zë Zelanda e Re me 1171 vjedhje për 100 mijë banorë, e ndërsa pesëshen e parë e plotësojnë Uruguai me 558, Italia me 232 dhe SHBA me 228 vjedhje automjetesh. Mirëpo, edhe hajdutët kanë guston e tyre.
Pyetja që bëjnë ekspertë kriminalistë, është vetëm një, pse ka kaq shumë vjedhje makinash në Greqi, pasi sot është e vështirë që një mjet i vjedhur të shitet dhe të rivihet në qarkullim qoftë në vend, por edhe jashtë tij?
Përgjigjja është e qartë: Për pjesë këmbimi.
Tashmë hajdutët zgjedhin makina të njohura që janë shitur mjaftueshëm në Greqi, por edhe më të rralla që nuk gjenden lehtë pjesë këmbimi. Madje, në disa raste të kësaj kategorie specifike makinash të vjedhura, grabitësit kontaktojnë pronarin duke kërkuar “shpërblim” për kthimin e makinës.
Sipas të dhënave që bëjnë me dije mediat greke, makina më e preferuar nga hajdutët në Greqi vitet e fundit mbetet Smart, e prodhuar kryesisht nga viti 1998 deri në 2014. Sigurisht që nuk preferojnë të renë, e cila është elektrike, sepse ka pak pjesë mekanike. Gjithashtu duhet thënë se një Smart mund të vidhet shumë lehtë, për shkak të peshës së lehtë.
Si zgjedhjen e tyre të dytë, hajdutët preferojnë Mini Cooper, veçanërisht gjeneratën e parë (2006-2008) për të njëjtat arsye si Smart. Më pas është Toyota Yaris pasi ka kërkesë të lartë për pjesë këmbimi.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











