Kosova
BE-ja kërkon themelimin e Asociacionit
Derisa në Bruksel po mbahej takimi midis kryenegociatorëve, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kërkoi nga Kosova dhe Serbia t’u mbahen zotimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ku bën pjesë edhe themelimi i Asociacionit.
“Kosova është zotuar që të fillojë procesin e themelimit të Asoaciacionit. Serbia gjithashtu duhet të fillojë implemtimin e detyrimeve të veta. Ne presim se nuk do ta kundërshtojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe t’i njohë dokumentet. Pas marrëveshjes së Ohrit, fokusi është në zbatimin e saj. Palët duhet të zbatojnë dispozitat nëse kanë qëllim që të anëtaresohen në BE. Moszbatimi i marrëveshjes do të ketë pasoja”.
Për Ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, implementimi i marrëveshjes së Ohrit është në interes për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se themelimi i Asociacionit është në interes për serbët e Kosovës.
“Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është një mundësi e mirë, mos e humbisni. Është në interes të Kosovës dhe të Serbisë. Themelimi i Asociacionit është në interes jo vetëm për serbët, por për gjithë Kosovën. Kemi elemente pozitive për të gjithë në marrëveshjen e Ohrti. Mos të fokusohemi se kush po e shkel marrëveshjen, sepse BE-ja nga afër po e përcjell zbatimin e saj. Koosva duhet të angazhohet në formë konkrete në themelimin e Asociacionit”.
Ambasadorët e vendeve të BE-së e shohin terrenin e vështirë për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, derisa u tha se ka retorikë nga palët që çon në ngritjen e tensioneve. Ambasarori i Suedisë, Jonas Westerlund, kërkoi nga palët që të mos e akuzojnë njëra-tjetrën dhe të krijojnë dialog në mirëbesim.
“Të dyja palët duhet të kalojnë më pak kohë duke akuzuar njëra tjetrën që ta lëjnë Brukselin të merret me pjesën e mos implementimin e marrëveshjes. T’i japim kompromis arritjes së rezultateve”.
Për përfaqësuesit e pushtetit, Serbia është fajtore për nxitjen e tensioneve në proces të dialogut si shkelëse e marrëveshjes së Ohrit.
Sekretari i përgjithshëm i VV-së, Alim Rama, duke iu përgjigjur edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për themelimin e Asociacionit, tha se draft statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues është i papranueshëm.
“Pika e shtatë e marrëveshjes flet për vetmanaxhim të komunitetit serb…statuti që u prezantua në mbledhjen e fundit në Bruksel nuk ka pasur në asnjë nen që përmendet republika serbe….aty po flitet për një entitet që nuk ka të bëjë me rendin kushtetues në Kosovë…”
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se duhet të themelohet Asociacioni. Kritikoi Qeverinë për mosqartësi të themelimit të Asociacionit.
“Me ni nuse dy dhëndur nuk mund t’i zëdhë. Përderisa Qeveria nuk del me një qëndrim, deputetët e shumicës dalim me qëndrim kundërshtues dhe kjo shkakton amulli te qytetarët…”
Përfaqësuesi i Iniciativës qytetare serbe, Aleksandar Arsenijevic, kërkoi sa më shpejt të themelohet Asociacioni. Pati pretendime edhe sa i përket qasjes agresive të Policisë së Kosovës në veri të vendit
“Qytetarët e keqtrajtuar nga ana e Policisë shkojnë të raportojnë në Inspektorat Policor të Kosovës, por nuk kanë besim, sepse nuk shohin rezultate në terren se nuk ka sanksione ndaj policëve”.
Ambasadorët e vendeve të BE-së, pjesëmarrës në tryezë, i bënë thirrje Qeverisë që të mos marrë vendime të njëanshme për hapjen e urës së Ibrit. Sipas tyre, kjo cështje duhet të diskutohet në proces të dialogut.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











