Lajme
40% e punëtorëve në Zvicër ndjehen të rraskapitur
Nevojiten masa legjislative për të luftuar stresin dhe rastet në rritje të rraskapitjes në vendin e punës, sipas sindikatave në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Shoqatat e sindikatave në Zvicër kanë kërkuar masa legjislative për të luftuar stresin dhe rraskapitjen në vendin e punës.
Travail Suisse dhe sindikatat e tjera të lidhura kanë propozuar futjen e rregullave më efektive për orët jashtë orarit, më shumë pushime dhe orar më fleksibël të punës.
Thirrja për veprim vjen pasi një sondazh nga Travail Suisse tregon se pothuajse 40% e punëtorëve në Zvicër ndihen të rraskapitur dhe ‘djegia’ është në rritje. Rritja e numrit të ditëve tepër të gjata dhe të fragmentuara të punës po e vë në rrezik shëndetin dhe jetën sociale të stafit, sipas Migmar Dhakyel, sekretar i sindikatës Syna. Në një fjalim me shkrim, Dhakyel thotë se “edhe për punëtorët me kohë të pjesshme, ditët e punës 12 ose 13 orë po bëhen të zakonshme”.
Presidenti i Travail Suisse, Adrian Wüthrich, theksoi se mbrojtja e shëndetit të punëtorëve është e panegociueshme dhe se nevojitet më pak fleksibilitet, jo më shumë, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre private.
Studime të ndryshme tregojnë se niveli më i lartë i stresit vihet re tek ata që punojnë në industrinë e hotelerisë dhe restoranteve.
Për punonjësit e zyrës, nevojiten rregulla më të qarta për të siguruar që ata të kenë të drejtën për të pushuar dhe për të mos kontaktuar gjatë pushimit të tyre, tha Olivia Stuber nga sindikata Transfair. Me dixhitalizimin që i detyron punonjësit të përshtaten vazhdimisht, sindikatat arritën në përfundimin se më shumë pushime dhe ulje të orëve të punës janë masa të ndjeshme kompensuese për të mbrojtur shëndetin e punonjësve në një botë gjithnjë e më kërkuese pune, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair










