Kosova
Shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve në Kosovë
Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e fatit të të zhdukurve, teksa në Bruksel javën e ardhshme, në rundin e ri të dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të miratojnë Deklaratën për të pagjeturit.
Çështja e të zhdukurve përmendet në nenin 6 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel.
Aty thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me këtë çështje.
Ndërkaq, në aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje – që u arrit në Ohër më 18 mars – thuhet se Kosova dhe Serbia “pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si çështje urgjente”.
Në rundet e dialogut, Kosova ka insistuar në termin “me dhunë” për zhdukjen e personave gjatë luftës, ndërkaq Serbia e ka refuzuar atë, duke bllokuar arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e të pagjeturve.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.
Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











