Futboll
Riola Xhemaili transferohet te klubi i madh gjerman
Njëra prej futbollisteve më të talentuara në Zvicër, mesfushorja Rioa Xhemaili do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Futbollistja perspektive Riola Xhemaili gjatë verës nga SC Freiburg do të transferohet te VfL Wolfsburg.
Këtë e ka bërë të ditur skuadra e Wolfsburg në profilin zyrtar, duke konfirmuar këtë lëvizje që do të ndodhë në afatin kalimtar të verës.
Kjo futbolliste është me prejardhje nga Gjilani, është 20-vjeçare, dhe luan në mesfushë. Ka qenë pjesë e Basel-it si dhe luan për kombëtaren e Zvicrës.
Klubi i ri i saj Wolfsburg është skuadër e super trofeshme: 2 Liga të Kampionëve, 7 Bundesliga, 9 Kupa të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










