Kosova
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
Konjufca: Shqiptarët e Amerikës janë të gatshëm për të ndihmuar vendlindjen
Si gjithmonë, mërgata shqiptare në Amerikë është e gatshme për të ndihmuar Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të zhvillimit ekonomik, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për media, kryeparlamentari Glauk Konjufca në takimin përmbyllës me mërgatën shqiptare në Uashington, gjatë vizitës që kryetari i Kuvendit po u bën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se mërgimtarët janë shtylla kryesore për Kosovën.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ish-ambasadorit William Walker, mbështetësi i madh i Kosovës, i cili, sipas tij, ka ndihmuar gjithmonë në nivele ndërkombëtare. Ambasadori Walker, siç deklaron Konjufca në rrjetin social Facboook, inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj.“Mërgata kosovare ishte e përfaqësuar nga një grup i përzgjedhur i biznesmenëve, profesionistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. U tregova nga afër për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksova rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së”, shkruan Konjufca, i cili takimin me ish-ambasadorin e quan si nder të veçantë të paharrueshëm. Së bashku, ai thotë se kanë diskutuar për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme që pritet të ballafaqohemi. “Gjithashtu u dakorduam se marrëdhëniet midis dy vendeve duhet të forcohen edhe më shumë, duke përfshirë bashkëpunimin në fusha, si ekonomia, arsimi, kultura dhe siguria. Vlerësova përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksova se ne jemi të hapur për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë”, deklaroi kryeparlamentari Konjufca. Takimi, sipas tij, është mbyllur me premtimet “që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe të mërgatës!”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












