Lajme
Aeroporti i Gjenevës, me fitime të mëdha
Aeroporti i Gjenevës u kthye në fitim vitin e kaluar, pas humbjeve të shkaktuara gjatë pandemisë.
Sot ka më shumë linja në dispozicion se më parë, 146 krahasuar me 139.
Linjat me distanca të gjata gjithashtu janë kthyer në fuqi të plotë, pasi Air China u kthye në shkurt.
Në fund të vitit të kaluar, aeroporti shënoi një fitim prej 46.3 milionë CHF. Në vitin 2021 ajo bëri një humbje prej afro 90 milionë CHF, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Por, numri i pasagjerëve nuk ka arritur ende nivelet para pandemisë. 14 milionë kaluan vitin e kaluar – në 2019-ën kjo shifër ishte 18 milionë.
Drejtori i Përgjithshëm, André Schneider, thotë se rimëkëmbja e fortë e aeroportit duhet të menaxhohet me kujdes dhe plani i investimeve do të vazhdojë të ndiqet.
Tri destinacionet më të njohura janë Londra, Parisi dhe Porto. Aeroporti thotë se tregu portugez po rritet fuqishëm.
Linja ajrore më e madhe deri tani është easyJet, me gati 50% të pjesës së tregut.
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













