Kosova
Kurti: Në vitin 2022 janë punësuar mbi 5 mijë gra
Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambolli”, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Evropës ka hartuar Konventën e Stambollit që parasheh parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, e cila në Kosovë është duke u aplikuar që nga viti 2016.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti theksoi se qeveria e tij ka marrë hapa konkretë që në Kosovë të mbizotërojë barazia mes grave dhe burrave.
Ai shtoi se në Qendrat për Punë Sociale në Kosovë ofrojnë 70 shërbime për qytetarët që, sipas tij, kanë munguar në të kaluarën.
“Ndonëse janë 38 qendra për punë sociale anembanë Kosovës, në të gjitha komunat e saj dhe ato ofrojnë më shumë se 70 shërbime për qytetarët, në të kaluarën nuk u është dhënë atyre vëmendja e duhur. Për këtë grupi punues tashmë po bën një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra në raport me përgjegjësitë, sfidat, por edhe kapacitetet njerëzore dhe profesionale. Duhet të adresohen nevojat e grave, me gjithë shumëllojshmërinë e situatave të tyre në shoqëri. Andaj, me qëllim të pavarësimit dhe fuqizimit ekonomik të grave në këto dy vjet të qeverisjes kemi marrë hapa konkretë për një Kosovë sa më barazimtare mes grave dhe burrave”, u shpreh Kurti.
Mes tjerash, Kurti tha se kanë ndihmuar gra e vajza në arsim, në punësimin e tyre si dhe në zgjerimin e bizneseve.
Në vitin 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, mbi 3 mijë fëmijë marrin mjete çdo muaj dhe dalin në llogari të nënës, si dhe për të marrë shtesat 98 mijë 241 gra që për herë të parë kanë hapur llogari bankare në vendin tonë. Përmes masës Qeveria për Familjen janë punësuar 603 gra. Përmes platformës “Super Puna” janë punësuar 1401 vajza. Kemi mbështetur 44 biznese të grave pronare në zgjerimin e bizneseve të tyre. Kemi mbështetur 45 nëna vetushqyese, 468 gra që mbështesin nga skema sociale kanë përfituar stufa individuale me biomasë. 4375 çifte kanë regjistruar pronën në emër të dy bashkëshortëve. Për të ndihmuar arsimimin e vajzave kemi ndarë bursa për 1382 gra”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











