Lajme
COVID 19 lë pasoja afatgjate, probleme me zemër e mushkëri
Një hulumtim i ri është publikuar nga Jamma Health Forum, mbi efektet afatgjata të COVID – 19. Sipas studimit pacientët që i mbijetuan COVID – 19 kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm sidomos për çrregullime kardiovaskulare dhe të mushkërive.
Pjesë e studimit ishin 13,435 persona që ishin infektuar me koronavirus dhe 26870 individë pa dëshmi që ndonjëherë ishin të infektuar me COVID-19 në Amerikë. Gjatë përcjelljes së gjendjes së tyre shëndetësore janë vërejtur çrregullime të shumta. “Gjatë ndjekjes, grupi i personave të infektuar më parë përjetoi një gamë të gjerë rezultatesh negative: aritmi kardiake, emboli pulmonare, goditje ishemike, sëmundje të arterieve koronare, dështimi i zemrës, sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe astma”, thuhet në raport.
Gjatë monitorimit të grupit u vërejt që simptomat janë të ndryshme, më të shpeshta, në raport theksohet të kenë qenë gulçimi, ankthi, dhimbja/dobësia muskulore, depresioni dhe lodhja, përcjellë Albinfo.ch
Studimi nënvizon se mbi të gjitha janë të rëndësishme rezultatet e nxjerra për shkak të nevojës që kanë qytetarët për kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












