Kosova
Vazhdon promovimi i produkteve shqiptare në panairin e Gjermanisë
Panairi është i hapur deri më 17 shkurt 2023.
Produktet e shtatë kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani.
Kompanitë nga Kosova: Organic Herb, Agroproduct, Agro-Florentina, A-D-E Group, Fungo, Hit-Flores dhe Dhemetra JV L.L.C, nga data 14 shkurt po i promovojnë produktet e tyre në panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2023”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.

Shtandi ku po ekspozohen produktet e shtatë kompanive nga Kosova, si: bimë mjekuese aromatike, fruta mali të ngrira dhe të thata, kërpudha, dredhëza dhe produkte organike të tjera të sektorit të bujqësisë, është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Në këtë panair përfaqësuesit e kompanive tona po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencialë me qëllim të krijimit të kontakteve të bashkëpunimit si dhe të rritjes së prodhimit dhe eksportit.
Shtandi i Kosovës në këtë panair ka një hapësirë prej 81 m2 dhe gjendet në Hall 4-449.
Panairi është i hapur deri më 17 shkurt 2023.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













